Eduart Rroca u përshëndet sot me tifozët e Luftëtarit, me të cilët ka krijuar raporte të ngrohta. Mbështetësit zikaltër kanë postuar një status falënderimi për ish-mesfushorin e tyre.
Në faqen e tifozëve shprehet mirënjohja për Rrocën dhe për kontributin e tij gjatë këtyre tre viteve e gjysmë në Gjirokastër. 25-vjeçari do të vijojë karrierën te skuadra e Kukësit, të paktën për gjysmën e mbetur të sezonit.
“Nuk erdhi me ndonjë bujë të madhe te Luftëtari, por me lojën e tij spikati dhe u bë lideri i mesfushës. Sot ti po largohesh pas 3 vitesh e gjysmë, si kampion me kokën lart. Eduart Rroca, gjeniu i mesfushës. Faleminderit për atë çfarë ke dhënë në Gjirokastër. Ti je dhe do të ngelesh një nga ne. Suksese kudo mjeshtër”.