Halili: Duhej t’i largoja lojtarët që na rrëzuan, tani synojmë të paktën kupat e Europës!

Në vijim të intervistës së tij të gjatë në Supersport, në “Zona Gol”, Refik Halili ka folur dhe ka lëshuar të tjera deklarata të forta, përfshirë atë në lidhje me lojtarët pas rënies nga kategoria.

Ndërkaq, presidenti i Tiranës ka folur edhe për Ze Marinë dhe largimin e tij, ndërsa ka piketuar kupat e Europës, duke e tepruar paksa.

“Ze Marian e kam larguar unë. Kur erdhi e menaxhonte mirë situatën, marrëdhënien me median e qante, ishte i zoti në argument, çdo gjë për të mirën e skuadrës, por jepte dhe një lloj publiciteti. Kishim edhe një vit kontratë. Nëse do e ndërprisja kontratën do të thoshin se është i papërgjegjshëm, pasi Ze Maria kishte marrë meritat. Bëmë një marrëveshje të shpejtë, pa probleme financiare, duke rritur dhe pak çmimin. Kushtet i kishte të shkëlqyer, shtëpinë në mes të bllokut. As unë nuk e kam si ai. Vetëm për rezultatet e ndërpremë kontratën. E  ftova dhe i thashë si mund të vazhdojmë dhe më premtoi kthesën, por në fund ramë dakord se kjo nuk mund të vazhdonte.

Kategoria e Parë – “Kur ramë, doja të mbaja grupin që kishim dhe në fakt bëra gabim, sepse duhej të shkatërrohej grupi. Me ato paga i mbajta lojtarët dhe arritëm të riktheheshim. Këtu mund të kem gabuar. Nëse sot më thotë trajneri të largojmë këdo lojtar, do futeshim në bisedime për të zgjidhur kontratën.

Titulli i harruar – “Na mungon trofeu prej pak vitesh. Do të jetë një klubi i mirëorganizuar dhe do të ketë një ndryshim shumë të madh. Është gjë e madhe, pasi po vijnë bashkëpronarë për ta çuar para klubin, sepse klubi po shkon edhe drejt pastrimit. Ne kemi dashur që të paguanim detyrimet dhe nuk e bënim dot, pasi nuk mund të hapnim numër llogarie, por nuk mundeshim, sidomos kur kishim detyrime jashtë Shqipërisë. Duhet të pastrohet kjo gjë. Është një shumë 260 milionë lekësh të vjetra për gjëra të ndryshme për gjërat e vogla, duke nisur që nga xhamat, telefoni deri te detyrime ndaj ish-punonjësve në klub. Nga viti i ardhshëm do të marshojmë dhe nuk do të ndalemi më”.

Problemet e klubit – ” Nëse unë do të kisha pak ndihmë, me të drejtën e Zotit… Nëse do të kisha ndihmën pak edhe nga media e shkruar dhe të tjerët, do dilnin vlerat e këtij klubi. Të vjen keq që autobusi parkohet në trotuar dhe jo në parkingun tonë. Pse ai parking të jetë i dikujt tjetër, dhe jo i joni, pasi është i joni. Në atë fushën që është aty afër kam deklaruar se do filloj punën sa ta marr, por ka edhe 3 pronarë. u bë një kukull në brendësi, por ka një lokal, që e ka një pronar. Duhej pak drejtësi. Duhet të vinin të gjitha kontratat që nga 1994 deri në 2011, duhej t’i merrte Bashkia jo klubi. 2011 e lart i merr ai që e ka marrë, më poshtë duhet t’i marrë tjetër njeri. Unë paragjykohem se po hap gjyqe. Zgjidhja e donatorit do jetë e famshme dhe uroj që ta hapin xhepin, pasi edhe klubi nuk merret edhe aq lehtë. Aksionet nuk arrihen brenda ditëve, pasi priten aksionet e Bashkisë, të mbyllet gjithçka, të privatizohet dhe më pas të kemi një zgjidhje përfundimtare. Do të ndodhë 100% para se të fillojë merkato dhe sezoni i ri. Do kemi shumë ndryshime në infrakstrukturë dhe në skuadër.

Objektivi i sezonit – “Ne po shikojmë 32 pikët, se si mund t’i arrijmë ato ekipe. Me pak vëmendje, duke i shkuar skuadrës afër dhe nga ana financiare. Ne nuk e llogarisim punën për të rënë nga Kategoria. Do të shohim në merkato dhe më pas do e them kush do jetë. Ne synojmë Kupat e Europës, minimumi. Nuk themi se ka ekipe të frikshme që të mbysin me gola. Kam besim se skuadra nuk është e keqe, por është skuadër shumë e mirë. me trajnerin Mema do ecim para”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *