Ole Gunar Solskjaer bëri një debutim perfekt ditën e sotme në stolin e Mançester Junatid, pas fitores 1-5 në fushën e Kardif Sitit. Tekniku norvegjez, u shfaq mjaft i lumtur pas sfidës, ku foli për situatën që mbizotëron në dhomat e zhveshjes, duke thurur elozhe për ekipin që ka në dispozicion.
“Do t’i lë djemtë ta shijojnë natën e sotme, më pas do të shohim përpara. Kam ardhur me disa ide dhe po mundohem që pak e nga pak t’i transmetoj në ekip. Situata në dhomat e zhveshjes është fantastike, të gjithë duna të japin më të mirën për klubin. Ata luajnë për fanellën e Junajtid, sepse kanë kualitet të madh.
“Performanca në mbrojtje më kënaqi jashtëzakonisht shumë sot. Ishte brilante. Futbolli është i lehtë, kur ke lojtarë të mirë. Kualiteti që kanë është i pabesueshëm. Erdha të mërkurën dhe punova të enjten dhe të premten me djemtë dhe ajo që dhanë në fushë më kënaqi.”