Interi “ngec” në transfertën e Veronës, ku befasohet në fundin e takimit nga veterani Pelizier. Zikaltrit shënuan në pjesën e parë me Perishiç, por goli i kroatit u zhvlerësua nga parabola e shënuar nga 39-vjeçari i sulmit të veronezëve të Kievos.
Një sfidë me dy fytyra, teksa fillimisht pjesa e parë u dominua totalisht nga ekipi zikaltër, të cilët vetëm në fund arritën të shënonin. Pikërisht gjashtë minuta, përpara pushimit ishte një aksion mjaft i bukur, me Ikardin dhe D’Ambrozion, të cilët kombinuan bukur dhe në fund finalizimi ishte i Ivan Perishiç.
Fraksioni dytë ishte më i mirë për ekipin nga Verona, të cilët këmbëngulën dhe besuan deri në fund se mund të merrnin diçka nga ndeshja. Pikërisht kur të gjithë menduan se sfida po shkonte drejt fundit, ishte Serxho Pelizier, i cili shënoi në minutën e 91-të, duke mbyllur çdo gjë në barazim 1-1.