Paris Sen-Zhërmeni, njihet si një ndër klubet që ka shpenzuar më së shumti për blerjen e lojtarëve vitet e fundit. Gjithsesi, në ekipin parizien ka dhe lojtarë, të cilët kanë luajtur prej vitesh, ndoshta që në ekipet e moshave.
Një ndër këto lojtarë, është pikërisht Alfons Areola. Portieri, i cili luan për Parisin që në vitin 2006 ka rinovuar ditën e sotme kontratën e tij, që e mban në klubin francez deri në vitin 2023. Francezi 25-vjeçar, ka bërë mjaft mirë vitet e fundit, teksa pas huazimeve në klube si Lens apo Vijareal, prej tre sezonesh mbron portën e PSG.
Sezonin e shkuar, Areola ka qenë titullar i padiskutueshëm, ku zhvilloi një sezon fantastik, të cilin e kurorëzoi duke fituar dhe Kupën e Botës me kombëtaren franceze. Rinovimi i “gardianit” është dhe një kërcënim për Xhanluixhi Bufon, pasi francezi po rivalizon denjësisht me legjendën italiane për postin e titullarit.
???? Depuis le premier jour … @AreolaOfficiel
? #Areola2023 pic.twitter.com/JhppBx5fFi
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 20, 2018