Xhejms Adeniji nuk ndalet dhe shënon sërish për ekipin e Gabalës. Sulmuesi nigerian ishte autori i golit të kualifikimit përballë Sabah Baku në ndeshjen e kthimit për fazën çerekfinale të Kupës së Azerbajxhanit.
Ekipi ku aktivohet dhe Sabien Lilaj kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 në shtëpi, ndërsa Xhejms vulosi kualifikimin për në gjysmëfinale, duke shënuar në minutën e 80-të.
Ai dhe Lilaj ishin pjesë e formacionit të Gabalës, ndërsa sulmuesi i bëri dhe një dhuratë të bukur vetes së tij, pasi sot feston dhe 26-vjetorin e lindjes.
https://www.facebook.com/pfl.az/videos/292142201644118/