PSG e ka ndarë mendjen tanimë. Kampionët e Francës nuk kanë ndërmend të merren më me Adrien Rabio, me të cilin dukej sikur po mbyllej gjithçka. Antero Henrikue, drejtori sportiv i francezëve, ka treguar se gjërat ishin në rrugë të mbarë dhe i kishin plotësuar kushtet mesfushorit në aspektin sportiv.
Por tanimë nuk ka më dilema mbi të ardhmen. I pyetur nga “Yahoo Sport” nëse do tentohet të bindet Rabio të nënshkruajë kontratën e re, Henrikue ka qenë krejtësisht i qartë: “Në këtë moment, jo. Ishte një vendim i klubit pas një takimi që kam pas me lojtarin. Ai më informoi se nuk dëshiron të nënshkruante kontratën dhe do të largohet i lirë nga klubi në fund të sezonit”, ka thënë mes të tjerash drejtori sportiv i PSG-së.
Tanimë ka një luftë të hapur mes klubit dhe mesfushorit, pasi ai do të lihet në stol dhe nuk dihet për sa kohë. “Për Rabio do të ketë pasoja dhe është gjithçka e qartë: do të qëndrojë në stol për një periudhë të pacaktuar”, tha Henrikue.
Për mesfushorin francez Barcelona është klubi që ka shprehur interesimin e saj prej kohësh, ndërkohë që edhe Juventusi e pëlqen atë. prej janarit do të nisë beteja për të nënshkruar parakontratë me Rabio, i cili në verë del lojtar i lirë.