Inter gati planin për yllin e Bokës, sirena spanjolle për Perishiç

Interi u rikthye te fitorja pas katër ndeshjesh (mes kampionatit dhe Champions-it). Goli i Ikardit përballë Udinezes i dha tre pikë zikaltërve, duke qetësuar disi ambientin e trazuar pas eliminimit nga Champions Liga. Ardhja e Marotës si administrator i deleguar i Interit ka rritur shpresat e tifozëve për ndonjë afrim cilësor. Drejtuesit janë gati për të vepruar dhe po presin hapjen e merkatos së janarit.

Siç raporton “Doble Amarilla”, Interi është i interesuar për Nahitan Nandez. 22-vjeçari uruguaian është një nga zbulimet e Boka Zhuniors dhe zikaltrit kanë gati ofertën për të. Interi e monitoron prej kohësh mesfushorin e talentuar dhe ka gati 21 milionë euro për klubin nga Buenos Aires.

Nandez zhvilloi një ndeshje të madhe në finalen e dytë të humbur kundër River Plejt dhe Interi u bind përfundimisht për kualitetin e lojtarit.

Nahitan Nandez

Nga ana tjetër nuk përjashtohet dhe merkato në dalje. Ivan Perishiç është pranë largimit, një gjë të tillë e ka shprehur publikisht dhe Anglia shihet si destinacioni i ardhshëm i kroatit. Por, “FcInterNews.it” citon se në garë për anësorin e krahut është futur dhe Atletiko e Madridit.

Spanjollët kanë nisur negociatat me Fali Ramadanin, menaxherin e Perishiç, dhe do të bëjnë të pamundurën për të bindur lojtarin për të mos marrë avionin për ishull, por për Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *