Mundësia për t’u tërhequr, Rumenige karikon Koman: Ngrije kokën!

Sezoni nisi në mënyrën më të keqe për Kingsli Koman. Francezi i Bajernit të Mynihut pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Hofenhajmit, duke e bërë të humbasë pjesën më të madhe të sezonit.

22-vjeçari u rikthye të flasë dhe gjatë ditës së djeshme bëri një deklaratë befasuese. Nëse i ndodhte një tjetër dëmtim i rëndë, Koman mund të tërhiqej përfundimisht nga futbolli. Karl Hainc Rumenige, zyrtari i lartë i klubit bavarez, është habitur nga ajo deklaratë dhe ka reaguar përpara sfidës kundër Ajaksit në Champions.

E rëndësishme është që Koman nuk ka rënë psikologjikisht. Duhet të rrisë vetëbesimin dhe moralin e tij dhe të mos mendojë fare për mundësinë e tërheqjes. Futbolli i sotëm është bërë shumë i shpejtë, ndeshjet janë shumë intensive, ka shumë agresivitet dhe dëmtimet janë të shpeshta”, thekson Karl Hainc Rumenige, dy herë fituesi i “Topit të Artë”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *