Dështimi në Botëror “Rusi 2018”, u përjetua me shumë keq nga Lionel Mesi, i cili pak javë pas eventit më të rëndësishëm të futbollit botëror, vendosi që të bënte një pauzë nga kombëtarja. Në dy grumbullimet të përfaqësueses “albiçeleste” emri i yllit të Barcelonës ka munguar për shkak të këtij vendimi.
Gjithsesi, “pleshti” pritet të rikthehet te dy herë kampionët e botës gjatë vitit 2019. Ditën e djeshme në “Santiago Bernabeu”, Mesi u takua me presidentin e federatës argjentinase, Shiki Tapia, me të cilin bisedoi gjatë.
Teksa, “çështja” Mesi është drejt mbylljes në Argjentinë i duhet të gjejnë një trajneri të zotin, pasi në pesë muajt e fundit, detyra i është besuar ish-ndihmësit të të larguarit Horge Sampaoli, Lionel Skaloni,i cili nuk ka drejtuar asnjëherë një ekip në karrierën e tij.