Totenhemi kërkon kalimin e grupeve dhe nesër ka një përballje të vështirë me Barcelonën në Spanjë. Gjithsesi drejtuesit po punojnë edhe për rinovimin e kontratave me lojtarët kryesorë. Dele Ali ishte ai që nënshkroi i pari, ndërsa sot e ka pasur radhën një tjetër lojtar.
Kajl Uokër-Peters ka pranuar propozimin e “Gjelave” dhe do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2023. Klubi londinez e ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës me mbrojtësin 21-vjeçar. Mbrojtësi është një produkt i Totenhemit dhe ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Anglisë.
Arritja e marrëveshjes i gëzon drejtuesit e klubit, që besojnë tek aftësitë e Uokër-Peters. Tanimë do synohet që të rinovohen kontrata me të tjerë lojtarë kryesorë të skuadrës, pasi disa prej tyre kanë oferta të rëndësishme nga klube të mëdha.
?? We are delighted to announce that @KyleLPeters has signed a new contract with the Club, which will run until 2023.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) December 10, 2018