Davide Astori humbi jetën në mënyrë të papritur me datë 4 mars të këtij viti. Ish-kapiteni i Fiorentinës ishte prekur nga “displasia aritmonegjike”, që vret qelizat e miokardit, duke shkaktuar probleme në zemër dhe një gjë e tillë është vdekjeprurëse.
Italiania “La Nazione” zbuloi faktin që ish-mbrojtësi kishte kryer një kontroll në zemër një vit përpara vdekjes dhe kontrollet kishin treguar se zemra e tij nuk funksiononte mirë. Autoritetet italiane kanë nisur hetimin kundrejt dy mjekëve, të cilët akuzohen për vrasje të paqëllimshme.
Prokuroria e Firences ka nisur hetimet dhe zbulon se dy mjekët, njëri nga Firence dhe tjetri nga Kaljari, kanë nënshkruar për lejimin e aktivizimit të lojtarit në ndeshje. Astori kishte kryer disa kontrolle gjatë periudhës korrik 2016-korrik 2017 dhe gjatë kontrollit të fundit rezultoi se zemra e kapitenit të Fiorentinës nuk funksiononte mirë.
Astori mund të ishte duke luftuar akoma me Fiorentinën e tij në fushat e blerta, nëse mjekët do të tregoheshin më profesionistë, ndërsa tashmë të dy rrezikojnë shumë.