Ilir Avdyli u rikthye në fushën e blertë, duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, ndonëse ka pasur një fatkeqësi familjare. “Gardiani” foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, duke treguar për sezonin me Kamzën, por duke komentuar edhe dedikimin që skuadra i bëri për humbjen e vëllait.
“Kam gati një vit këtu dhe kemi pasur shumë ndryshime trajnerësh. Në disa momente dëmtimet na kanë penguar dhe e kemi marrë veten në tre takimet e fundit. Po vijojmë ato rezultate që na kanë munguar në fazën e parë”.
“Rast shumë i rëndë dhe jam i emocionuar. Nuk e dija për befasinë. Fitoren ia dedikoj vëllait dhe uroj që të vijojmë me këto rezultate”.
“Në këto ndeshje direkt vlera është më e madhe se tre pikë. Uroj që të vijojmë me këtë ritëm. Kam besim se do ia dalim, pasi ky ekip ka cilësi”.
“Ekipi ynë gjatë fazës së parë kazhvilluar loja shumë të mira. Jemi penalizuar nga rezultati 1-0 nga ndonjë pakujdesi. Kemi hequr nga ajo pjesë dhe më shumë shohim rezultatet, pasi futbolli luhet për rezultatet dhe për pikët”.