Ibrahimi qetëson Gegën, Partizani humb “yllin” e skuadrës

Partizani u ndal në Durrës në një barazim 1-1, por gjithsesi diferenca me vendin e dytë është rritur me pesë pikë. Tanimë të kuqtë mendojnë për ndeshjen e radhës me Kukësin, që e luajnë në shtëpi pa praninë e publikut. Mungesa e tifozëve është një humbje e madhe për këtë takim.

Gjithsesi tanimë duhet menduar vetëm për përballjen në fushë. Për trajnerin Skënder Gega i gatshëm për këtë takim do të jetë Labinot Ibrahimi. Mbrojtësi i djathtë e shleu pezullimin prej kartonëve të verdhë dhe do të marrë vendin e tij në krahun e djathtë të prapavijës.

Por Partizani do të ketë një mungesë “big” ndaj Kukësit. Jasir Asani, autor i katër golave me fanellën e kuqe, do të mungojë ndaj Kukësit. Sulmuesi anësor u ndëshkua me karton të verdhë në takimin ndaj Teutës dhe nuk mund të luajë.

Gjithsesi nuk mungojnë alternativat për Gegën, i cili me rikthimin e Ibrahimit mund të zhvendosë në krah të sulmit Malën. Çinari gjithashtu është një opsion. Për të mësuar rreshtimin e Partizanit kundër Kukësit duhet pritur të shihen seancat stërvitore të kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *