Kaleb Ekuban duket se nuk di të ndalet. Trabzonspori ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Konjaspor në shtëpi dhe tashmë ngjitet në vendin e katërt, me kuotë të barabartë pikësh me Beshiktash dhe duke kaluar në renditje Gallatasarajn. Sfida ishte “mbërthyer” me rezultatin 0-0, kur në minutën e 69-të u aktivizua Kaleb Ekuban.
Ish-sulmuesi i Partizanit, duket se është kthyer në një “hajmali” të vërtetë për klubin e tij. Javën e shkuar ganezi golin e avantazhit në transfertë ndaj Kajserispor, ndërsa pak momente më parë i ka dhënë një tjetër fitore ekipit të tij ndaj Konjaspor. 24-vjeçari shënoi golin e dytë të takimit, teksa ndeshja u mbyll në shifrat përfundimtare 3-0.
Tribün çekimi Uzun metrajl? Ekuban golüüü. pic.twitter.com/DjxDTw2CDp
— Burçak (@brcksglm) December 8, 2018