Adrien Rabiot është përfolur shumë se mund të largohet nga Parisi në verë. Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të edicionit dhe mund të shkojë në ekipin që ai do me parametër zero. Gjithsesi, drejtuesit e skuadër kampione të Francës nuk duan që të heqin dorë nga shërbimet e mesfushorit.
Sipas asaj që shkuar ”L’Equipe” presidenti Al-Khelaifi është gati që t’i ofrojë një kontratë të re 23-vjeçari, me një shifër jashtëzakonisht të madhe. Plot 12 milionë euro në sezon është shuma që numri një i PSG-së ka menduar që të joshë Rabiot.
Për mesfushori ka pasur interes kryesisht nga Italia, por edhe Spanja, megjithatë një ofertë e tillë mundet që t’ia ndryshojë mendjen francezit, i cili mund të vijojë aventurën e tij me PSG-në. Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me lojtari në fjalë, pasi deri më tani flasim vetëm për hamendësime dhe nuk ka diçka konkrete.