Fanatics bojkotuan derbin e kryeqytetit, ndërkohë që së fundmi nuk kanë heshtur. Presidenti Refik Halili ka qenë gjithmonë në shënjestrën e tyre, por tanimë ka edhe të tjerë bashkëfajtorë. Në listën e tyre janë shtuar edhe drejtorët Arbi Laçi e Hektor Como.
“Deklaratat e ish-trajnerit bardheblu Ze Maria, janë pikërisht ato deklarata të cilat TF tashmë ka kohë që i përsërit e ripërsërit. Fajtorët kryesor të gjendjes së mjerueshme ku ndodhet sot Tirona, janë pseudodrejtuesit e pseudoklubit bashkë me pseudopresidentin.
Refik Halili, Hektor Como dhe Arbi Laci janë ata, që së bashku kanë punuar vetëm e vetëm për përfitime personale dhe në dëm të Sport Klubit, e janë ata dashakeqësit e vërtetë të Tirones. Sa më shpejt të largohen të tre, bashkë me pseudo-senatorët që ishin protagonistë në rënien e Klubit aq më mirë do të jetë për të gjithë… Tirona Fanatics i uron fat Ze Marias për karrierën e tij në vazhdim! Suksese Mister”, shkruajnë Fanatics.
https://www.facebook.com/TFanatics/photos/a.10151265903193650/10156235279253650/?type=3&theater