VIDEO | Fitore Champions-i, Milani i bën rrugë përmbysjet

Trepikësh tepër i rëndësishëm për kuqezinjtë e Milanit. Ekipi i Gatuzos fitoi përballë Parmës me rezultatin 2-1, duke rikthyer avantazhin. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, ndërsa gjithçka ndodhi në fraksionin e dytë të lojës.

Roberto Ingleze kaloi ekipin emilian në avantazh në minutën e 50. Sulmuesi shfrytëzoi një goditje këndi të Skocarelës dhe mposhti Donarumën. Festa e miqve zgjati vetëm katër minuta, pasi Patrik Kutrone barazoi shifrat në minutën e 54, duke shënuar një golk të bukur me të djathtën.

Ekipi i “Djallit” mori zemër dhe nisi sulmet në kërkim të golit të fitores. Ai erdhi në minutën e 71 pas një penalltie të dhënë për Milanin. Një mbrojtës i Parmës preku topin me dorë brenda zonës dhe Kesi nuk gaboi nga pika e penalltisë. Ndeshja nuk pati më gola dhe kjo fitore e ngjit Milanin në vendin e katërt me 25 pikë, dy më shumë se Lacio e vendit të pestë, që luan në orën 18:00 përballë Kievos në transfertë.

Milan-Parma 2-1
(Kutrone 54′, Kesi (pen) 71′ / Ingleze 50′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *