Panionis, ku aktivizohet sulmuesi ynë kuqezi Fiorin Durmishaj, udhëtonte sot për të luajtur në transfertën ndaj AEL Larisa, ku luajnë dy shqiptarë të tjerë, Andoni dhe Sahiti. Përballja u mbyll me fitoren e Larisës me shifrat 4-2, por ajo që ra në sy ishte goli i Fiorin Durmishajt.
Sulmuesi 22-vjeçar, shënoi në minutën e 93-të një gol, që më shumë kishte vlera personale për të se sa për ekipin, pasi rezultati ishte 4-1 në favor të Larisës në atë kohë. Durmishaj që rikthehet të shënojë pas dy ndeshjesh. Ky ishte goli i katërt për djaloshin kuqezi këtë sezon.
Ndërkohë, Andi Lila nuk arriti më shumë se një barazim me Janinën e tij në shtëpi. Mbrojtësi ynë luajti si titullar për 90 minuta, ku dhe u ndëshkua më një karton të verdhë në pjesën e dytë.