Laçi do të jetë më i plotë për ndeshjen me Kamzën, pasi sikurse dihet janë rikthyer nga pezullimi Taulant Sefgjini dhe Elvi Berisha. Veç tyre është rikuperuar edhe mbrojtësin nga Kili, Sebastian Toro. Ky i fundit është stërvitur normalisht me ekipin gjatë kësaj jave.
Mbetet për t’u parë se kush do të luajë titullar kundër Kamzës. Gjithsesi me rëndësi ka arritja e objektivit dhe Laçi synon vetëm tre pikët në përballjen me skuadrën periferike të kryeqytetit. Përqendrimi është maksimal dhe ekipi ka zhvilluar edhe një analizë me video.
Trajneri Memelli ka zbërthyer Kamzën para futbollistëve, që duhet të shfrytëzojnë pikat e dobëta të kundërshtarit dhe ta godasin. Sigurisht do të duhet të bëhet edhe kujdes, pasi skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka elementë cilësorë në brendësi.