Vazhdon kaosi në Buenos Aires. Së fundmi klubi i Boka Zhuniors ka dalë më një komunikatë, ku ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes për një datë më të vonshme. Arsyetimi është i thjeshtë, lojtarët ende nuk e kanë marrë veten nga sulmi i dhunshëm që iu bë autobusit të skuadrës gjatë momentit të udhëtimit drejt stadiumit “Monumental”.
Ndeshja është programuar të luhet në orën lokale 17:00 (ora shqiptare: 21:00) dhe situata është ende shumë e paqartë. Ndërkohë, River Plejt ka lajmëruar se dyer e stadiumit janë hapur dhe tifozët janë të lutur të futen në stadium sa më shpejt për të shmangur radhët e gjata.
Comunicado de prensa | El Club Atlético Boca Juniors realizó este domingo una presentación formal ante la Conmebol para solicitar que la final de la Copa Libertadores se juegue en condiciones de igualdad, tal como se firmó ayer en el Estadio Monumental. ? https://t.co/Ym4UTeFlxy pic.twitter.com/s2KGK86zPi
— Boca Juniors (@BocaJrsOficial) November 25, 2018
Sipas medieve argjentinase, në minutat në vazhdim “CONMEBOL”, do të dalë me një njoftim, që do të sqarojë të gjithë situatën e krijuar.