Buzëqesh Memelli, rikuperohet një titullar te Laçi

Laçi po përgatitet për ndeshjen e radhës me Kastriotin. Të dielën prej orës 14:00 luhet kjo përballje, ndërkohë që ditën e sotme me grupin është bashkuar edhe kapiteni Gentian Selmani. Ai pritet të jetë titullar në takimin e radhës.

Portieri i bardhezinjve pati probleme në kofshë pas ndeshjes me Partizanin, teksa humbi mundësinë të grumbullohej edhe nga kombëtarja e madhe. Pas disa ditëve terapi intensive, Selmani është rikthyer në stërvitje me Laçin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

Një lajm i mirë për Memellin, i cili gjithsesi nuk është se do ta ketë të plotë grupin për ndeshjen me Kastriotin. Sikurse dihet, për shkak kartonësh nuk do të jenë gati për lojë Taulant Sefgjini dhe Elvi Berisha. Gjithashtu edhe Sebastian Toro, i cili u dëmtua në ndeshjen me Partizanin dhe ende nuk është rikuperuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *