Ditëlindje tek Interi, vjen urimi i veçantë i UEFA-s

Në kampin e Interi ka festë, sepse Marselo Brozoviç feston sot 26-vjetorin e lindjes. Mesfushori ndodhet i grumbulluar me Kroacinë, luajti mbrëmë 90 minuta në fitoren e madhe kundër Spanjës, me rezultatin 3-2. Kjo fitore i mban nënkampionët e botës në lojë për t’u kualifikuar më tej, ndërsa ndeshja Angli-Kroaci do të zgjidhë dilemat e grupit 4.

Të dy ekipet i kualifikon fitorja, ndërsa barazimi i mundshëm në “Wembley”, i eliminon në të dyja dhe lumturon Spanjën. Brozoviç ka marrë urime të shumta, ndërsa në drejtim të tij ka ardhur dhe një urim i veçantë nga UEFA.

Qeveria europiane e futbollit ka postuar në faqen e saj në rrjetet sociale një urim për kroatin, me mbishkrimin “Shumë urime, epiku Brozo. Mesfushori i Interit feston sot 26-vjetorin e lindjes”, duke iu rikthyer episodit kundër Barcelonës në Champions. Mesfushori i Interit “shpiku” një lëvizje fantastike, duke u shtrirë pas murit dhe duke bllokuar goditjen e sulmuesit uruguaian. Një gjë e tillë u bë virale dhe të gjithë nuk nguruan të përgëzonin Brozoviç për veprimin e bërë.

Tani është radha e UEFA-s, që i rikthehet atij episodi, duke i uruar 26 vjetorin e lindjes njeriut thelbësor të mesfushës së Spaletit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *