Superclasico e shumëpritur nga thuajse i gjithë globi, nuk u luajt si pasojë e reshjeve të shumta në Buenos Aires, që e bënë të pamundur të luhej futboll në “Bombonera”. CONMEBOL vendosi që të luhet ditën e sotme, në orën 20:00 me orën tonë dhe 16:00 me atë argjentinase.
Gjithsesi, siç njoftohet së fundmi, duket se supersfida do të shtyhet përsëri dhe këtë herë nuk bëhët fjalë për një ditë. CONMEBOL mund të japë vendimin që finalja e parë të luhet me datën 17 nëntor, pra të shtunën e ardhshme. Akoma asgjë nuk është zyrtarizuar, por me shumë mundësi zgjidhja mbetet të jetë kjo. Me sa duket, duhet ende të presim për të shijuar finalen e Superclasicos.