“Pole Position” jubilar për Mercedez, Hemilton lë pas Fetel e Botas

Luis Hemilton ka arritur të regjistrojë kohën më të mirë në provat zyrtare të pistës së Brazilit. Kampioni i këtij sezoni të “Formula 1” e ndali kronometrin në 1:07.281, duke regjistruar kështu “pole position” e 100-të në historinë e skuderisë “Mercedes-AMG”.

Në vend të dytë u rendit piloti i Ferrarit Sebastian Fetel, 1:07.374, ndërsa në vendin e tretë u rendit kolegu finlandez i Hemilton, Valeri Botas me 1:07.441. Pista e Brazilit është gara e parafundit e “Formula 1” për sezonin e vitit 2018, ndërsa mbyllja do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe në pistën e Abu Dabit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *