Mançester Siti është një nga skuadra që ende nuk e njeh humbjen në Premier Ligë. Kampionët në fuqi të Anglisë duan që të ruajnë fronin e tyre dhe deri më tani i kanë bërë gjërat mirë.
Pak minuta më parë, ”qytetarët” kanë njoftuar përmes një postimi se kanë arritur akordin me sulmuesin Rahem Stërling për të rinovuar kontratën deri në vitin 2023. Një lajm i mirë për tifozët e Sitit, të cilët do të kenë shërbimet e 23-vjeçarit edhe për katër edicione të tjera veç këtij aktual.
Stërling luan edicionin e tij të katërt në Mançester, por në sezonin e shkuar ai shpërtheu duke realizuar 18 gola. Deri më tani, sulmuesi ka zhvilluar 9 ndeshje të plota, duke realizuar edhe 6 gola. Po ashtu dhe në Ligën e Kampioneve 24-vjeçari ka zhvilluar 4 takime, ku realizuar një gol.