Elis Bakaj i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e presidencës së Shaktar Soligorsk, që në janar të këtij viti i pagoi Kukësit 120 mijë Euro për shërbimet e sulmuesit. Tani, teksa kanë mbetur edhe tri ndeshje nga mbyllja e kampionit Bjellorus skuadra ndodhet në vend të dytë dhe objektivi “Europë” është me shumë gjasa i arritur.
Paraqitjet e mirë të 31-vjeçarit kanë bindur drejtuesit e skuadrës për të vazhduar bashkëpunimin me Bakajn. Ditën e sotme klubi zyrtarizoi rinovimin me futbollistin shqiptar dhe disa kolegë të tij. Statistikat e Bakajt në kampionatin Bjellorus janë shumë të mira. Në 24 paraqitje, ai ka shënuar 7 gola dhe ka regjistruar po kaq asiste.
?????? ?????, ????????? ??????, ????? ????? ? ?????? ????????? ???????? ????????? ? ????? ?????? ? ????? ?????????? ???????? ????? «???????». ? pic.twitter.com/PgA8rO8Jgv
— FC Shakhtyor Soligorsk (@fcshakhterby) November 5, 2018