Xherdan Shaqiri nuk do të jetë me skuadrën në Beograd këtë mesjavë. 27-vjeccari nuk është grumbulluar nga trajneri Jurgen Klop për ndeshjen me Cervena Zvezdën. Trajneri ka menduar që të mos e marrë me vete anësorin, duke marrë në konsideratë faktin se mund të jetë diccka rrezikshme jo vetëm për të, por që do ndikonte dhe te pjesa tjetër e skuadrës, nëse do të kishte ndonjë incident.
Vetë trajneri Klop e ka dhënë lajmin, duke theksuar se Shaqiri do të ketë mundësi të tjera për të luajtur me skuadrën e Liverpulit, por kjo në këtë sfidë. Tekniku i “The Reds” beson se lojtari i përfaqësueses së Zvicrës, por me origjinë shqiptare do ta mirëkuptojë këtë vendim. Sigurisht që nga Serbia ka pasur shumë ngacmime, ku thuhej se do i rezervohej një pritje e ashpër lojtarit nga gjilanasit, ndaj klubi ka menduar që të mos e lërë të udhëtojë në këtë ndeshje.
Kujtojmë që Shaqiri festoi me shqiponjë në Kupën e Botës kur i shënoi gol Serbisë. Ky veprim solli shumë reagime dhe nuk duhet harruar se dhe në Angli, në ndeshjen e fundit mes Liverpulit dhe Cervena Zvezdën serbët e ofenduan edhe në shqip Shaqirin.