VIDEO | Ish-lojtari i Laçit e Partizanit, tani dhuron spektakël në Mal të Zi

Nuk besoj se e keni harruar kaq shpejt mesfushorin Marko Çetkoviç. Mesfushori, i cili ka spikatur në Shqipëri me Laçin dhe më pas me Partizanin, tani luan në vendin e tij, saktësisht me Sutjeskën. 32-vjeçari, në kohën ku luante në vendin tonë shihej si një lojtar unik, pasi luante në si një “10”, një pozicion që në futbollin modern gradualisht po bie në hije dhe jo shumë trajnerë e preferojnë.

Çetkoviç edicionin  shkuar plot 8 gola, ndërsa këtë sezon vetëm dje ka mundur që ta gjejë rrugën e rrjetës. Sutjeska mundi pastër 0-4 në tranfertë Iskran, me mesfushorin që shënoi 2 gola. Realizimi i parë ishte fantastik, pasi goditi nga një distancë mjaft e konsiderueshme, duke mos i dhënë mundësinë portierit për ta ndalur. Më pas, Çetkoviç u u tregua vigjilent duke ndjekur një gabim të mbrojtjes vendase dhe duke realizuar dhe golin e dytë personal.

Në sezonin 2014-2015 Çetkoviç spikati me Laçin, ku shënoi 8 gola në 29 ndeshje. 32-vjeçari qëndroi në Laç edhe edicionin pasues, për t’u larguar më pas drejt Bosnjes. Gjithsesi, mesfushori u rikthye shumë shpejt në Shqipëri, por këtë herë në radhët e Partizanit, ku luajti në 16 ndeshje e shënoi 1 gol.

https://www.facebook.com/100006233645632/posts/2101875883363513/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *