Kamza u mund nga Partizani dhe sërish vendosi Bruno Telushi. Por edhe pse me mungesa, skuadra periferike e kryeqytetit i rrezikoi të kuqtë. Pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas goli” në Supersport, Duro analizoi ndeshjen dhe akuzoi gjykimin.
“Realisht, kush e ka parë ndeshjes, e kupton se kush e meritonte fitoren. Kishte vetëm një ekip në fushë, pa i hequr meritat Partizanit vetëm për 20 minutat e para. E përgatis ekipin për të luajtur 11 kundër 11, por duhet të mendojmë për një skemë tjetër për të luajtur kundër më shumë. Isha i sigurt që do luanim mirë, pavarësisht anës psikologjike. Do shohim përpara. Kishte shumë gjëra për t’u analizuar. Unë besoj se e kam bërë mirë punën time dhe do vazhdoj kështu”.
“Gjyqtari? Unë them se do e përgatis ekipin për të luajtur kundër 14 vetëve. Ishte e pamundur të fitojë në këto kushte. Është vetëm fillimi i fazës së dytë të kampionatit. Ibrahimi duhet të merrte të dytin e verdhë e të dilte me të kuq. Janë 2-3 faulle në kufijtë e zonës së rreptësisë. Kishte edhe njaë faull për Roloviç, nuk u dha as faull, jo më kartonë. Keni të drejtë që kishte edhe një të verdhë për Trashin. Nuk di çfarë duhet të bëjë më tepër lojtari ynë për të marrë faull”.
“Fjalët e presidentit? Ai e ka bërë detyrën, na ka vënë në kushtet për të luajtur. Unë jam i kënaqur nga Qarri dhe lojtarët. Kanë arritur të kuptojnë rrugën e duhur për të zhvilluar një lojë futbolli dhe për të marrë pikët në vazhdim pa iu trembur asnjë ekipi. Kamza është nga ekipet, për të mos thënë i vetmi ekip, që luan futbollin më të mirë”.
“Plaku? Kam marrëdhënie të mirë, ka qenë me virozë këtë javë dhe nuk rrezikuam. Edhe më parë ka pasur probleme me kaviljen dhe nuk ka mundur të japë më të mirën si kapiten që është”.
“Fito, ose ik! Si e keni marrë deklaratën e Qarrit? Ju keni të drejtën ta lexoni si të doni. Gjithkush thotë çka mendon, nuk mbaj përgjegjësi për çfarë thonë të tjerët. Unë kam një marrëdhënie të mirë me presidentin. Sa i takon autoritetit, e gjykojnë të tjerët. Unë bëj punën me profesionalizëm, jam i kënaqur me atë çka kemi bërë. Nuk e kam krijuar unë ekipin, por lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time. Nuk shoh arsye të jem i trembur, por jam më i fortë për të vazhduar rrugën me Kamzën. Që në mesjavë të gjithë do e kuptojnë se do jetë e vështirë kundër nesh”.