Shumë fat për Teutën. Bledi Shkëmbi e pranoi pas ndeshjes që skuadra e tij u paraqit shumë dobët dhe të fitosh në këtë mënyrë është gjë e madhe. Për “Supersport”, në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli”, ai veçoi problematikat që pati skuadra e tij në fushë.
BESIMI TË PËRMBYSJA – “Mënyra se si po luanim, nuk besoja. Doja të paktën të barazonim. Ishte një ndeshje jo e mirë. Ishte meritë e lojtarë që e kthyen, edhe me fat. Ishte meritë edhe e Islit që na shpëtoi nga dy tre raste”.
MBROJTJA RREZIKOI – “Nuk luajtëm mirë në mbrojtje, sidomos dy qendrat. Vonesa na shpërqendroi. ndodh që lojtarët të mos kapin ritëm. Është fat i madh që me një mënyrë të tillë loje fiton ndeshjen”.
LUHATJET NË LOJË – “E nisëm mirë, pastaj shumë dobët. Më shumë ishte një shpërqendrim. Pasi pësuam bënim gabime të thjeshta. Gjatë lojës psikologjikisht brenda një ndeshje nuk është e lehtë. Të fitosh si sot është gjë e madhe”.
BICAJ SHUMË GABIME – “Jam dakord që mund të fitosh edhe në ditë të keqe. Kemi luajtur edhe mirë dhe nuk kemi fituar. Jo vetëm Bicaj, por e gjithë mbrojtja në disa momente nuk e lexonte dot lojën. u shpërqendruam dhe bëmë disa gabime. Është gjë e mirë, që lojtarët me eksperiencë arritën të ndryshonin lojën, sikurse edhe gabuan”.