U mendua se do t’i humbiste të dyja ndeshjet kundër Barcelonës në Champions. Dëmtimi i pësuar në derbin kundër Interit është lënë pas krahëve dhe mesfushori belg i Interit është në fazat e fundit të rikuperimit.
30-vjeçari ka nisur stërvitjen dhe qëllimi i tij është grumbullimi me ekipin për sfidën e “San Siros” kundër Barçës, që do të zhvillohet me datë 6 nëntor. Vështirë që Naingolan të luajë nga fillimi, por siç citojnë mediat italiane, ai mund të jetë në pankinë, duke u aktivizuar gjatë ndeshjes.
Gjithçka mbetet në dorën e tij dhe të trajnerit të Interit. Spaleti nuk dëshiron të nxitohet dhe kërkon rikuperimin total të mesfushorit, por në një sfidë kundër Barcelonës të gjithë duan të luajnë, sidomos “luftëtari” Naingolan.