VIDEO / River Plejt shtang Gremion në Brazil, tani të gjithë sytë te Boka

River Plejti është skuadra e parë që pret një biletë për në finalen e “Copa Libertadores”. Skuadra nga Buenos Aires befasoi duke mundur Gremion në transfertë me rezultatin 2-1, ndërkohë që kishin gabuar në ndeshjen e parë, ku u mundën në Argjentinë me rezultatin 1-0.

Vendasit gjetën të parët avantazhin në minutën e parë me anë të Leo Gomesh, me gjuajtje perfekte nga distanca. Megjithatë, River dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe kolumbiani Rafael Santos Borre barazoi shifrat në minutën e 81-të.

5 minuta më vonë kaos total: penallti për River, VAR, ndërprerje e gjatë dhe karton i kuq për mbrojtësin Bressan, i cili tentoi të sulmonte arbitrin. Mes protestave e tensionit, në minutën e pestë të kohës shtesë erdhi goli i përmbysjes nga Piti Martinez.

Gjyqtari i takimit lejoi 14 minuta shtesë, por skuadra braziliane nuk ia doli për të barazuar rezultatin. Pas ndeshjes u desh ndërhyrja e policisë për të larguar arbitrat nga stadiumi, pasi tensioni ishte i jashtëzakonshëm.

Finalja e “Copa Libertadores” zhvillohet me dy takime dhe kundërshtari më i mundshëm për Riverin janë rivalët e përjetshëm të Boka Xhuniors, të cilët kanë fituar 2-0 takimin e parë ndaj Palmeiras. Në 58 edicionet e mëparshme të “Copa Libertadores”, nuk ka ndodhur asnjëherë që River dhe Boka të vihen përballë në ndeshjet finale, ndoshta ky është viti i duhur. Real Madrid-Barcelona nuk ka ndodhur kurrë në finalen e Champions League, por një River-Boca është më emocionuese.

https://www.youtube.com/watch?v=58V23ARqNwU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *