Prej pak javësh Ish-trajneri i Monakos Leonardo Zhardim është pa punë, sepse u pushua për shkak të fillimit të dobët të sezonit.
Një vendim i dhimbshëm, pasi bëhej fjalë për një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim, i cili te Monako ndërtoi një ekip ëndrrash i cili mposhti PSG-në dhe i rrëmbeu titullin kampion vitin e shkuar, me një galop triumfues dhe me emra që tashmë janë në elitën botërore, duke nisur nga Mbape.
Natyrisht, një si Zhardim nuk mund të qëndrojë gjatë pa punë dhe France Football shkruan se që tani trajneri i njohur ka marrë oferta të rëndësishme.
Së pari, kombëtarja e Katarit i ofron kontratë deri në vitin 2012, për Botërorin që do ta organizojë vetë.
Ndërkaq, Njukaslli e sheh si alternativë nëse largohet Rafa Benitez por emri më i bujshëm është Milani, që vazhdon të presë hapin e madh të Gatuzos dhe në janar mund të ndryshojë, nëse renditja nuk përmirësohet.
Zhardim luan futboll të bukur e sulmues, punon shumë me të rinjtë dhe do ishte trajneri ideal për një projekt afatgjatë.