Prezantimi i Solarit: Kam kampionë dhe “luftëtarë”, ndaj Melijas luajmë me dy… “topa”

Santiago Solari është trajneri më i ri i Real Madrid. 42-vjeçari argjentinas është aktivizuar për pesë sezone me ekipin “merengues”, ndërsa ka mbajtur më parë postin e trajnerit të Real Madrid B.

Në konferencën për shtyp të prezantimit, Solari tregon mënyrën e duhur për të dalë nga kriza. Lojtarët kanë dëshirë për të reaguar, ndërsa trajneri pohon se ka kampionë dhe luftëtarë në ekip. Elozhe për Zidan dhe një koment për talentin Vinisius Zhunior. Solari do të debutojë kundër Melijas në Kupën e Spanjës ditën e nesërme dhe ai është gati.

EKIPI – “Lojtarët i kam gjetur të mërzitur, por me një dëshirë të madhe për t’u rinisur dhe për të përmirësuar situatën. Ky është një grup luftëtarësh, situata nuk është e thjeshtë, por ka dëshirë të madhe për t’u rikthyer te fitoret.”

ZIDAN – “Le ta lëmë të qetë Zizun. Ai është figura më e madhe që kemi patur këtu në Madrid dhe nuk ka fjalë për ta përshkruar atë. A kam folur me Lopetegin? Kjo i përket sferës private.”

SHANSI I TIJ – “Në jetë, si në punë, të gjithë jemi kalimtarë. Rëndësi ka puna që do të bëjmë ditë pas dite, ajo çfarë do të bëhet në stërvitje, në ndeshje dhe në çdo lojë të çdo ndeshje, si për mua dhe për lojtarët. Të punosh për Realin e Madridit është një mundësi e madhe. Kam djersitur deri në pikën e fundit të djersës për këtë bluzë, ashtu siç kanë bërë dhe shumë lojtarë të tjerë.”

VINISIUS ZHUNIOR – “Të shohim, ai është një lojtar i Castilla dhe një më shumë për kontingjentin e Realit të Madridit. Ai është i talentuar dhe i ri, por duhet të mësojë shumë gjëra. Kush është pjesë e skuadrës së parë, ndodh për shkak se ka nivelin e duhur për të luajtur me Realin e Madridit.”

MELIJA – “E pres me dëshirën për të bërë mirë. Jemi të gjithë të bindur se duam të bëjmë mirë dhe të kthehemi te fitoret. Djemtë kanë dëshirë të madhe për t’u kthyer te fitoret dhe e perceptova këtë gjë menjëherë. Sinqerisht, nuk e mendoj se lojtarët më shohin me dyshim. Këtu ka kampionë dhe luftëtarë. Momenti është i vështirë, por është rasti për të treguar karakterin tonë. Ideja është shkojmë atje dhe të luajmë me dy… topa”, thotë Solari me humor, duke bërë një batutë në spanjisht (“Të tregojmë ko..t”, në kuptimin e burrërisë).

STILI I PUNËS – “Të punojmë çdo ditë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Detajet i mbaj për vete dhe për dhomat tona të zhveshjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *