Lenjani bën Zvicrën të flasë shqip: Duhet të mësojmë nga gabimet!

Muaji tetor foli mirë për Ermir Lenjanin, i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës. Anësori kuqezi ishte protagonist në ndeshjen e fundit ndaj Jang Bojsit, por kampionët në fuqi gjetën forcën për të përmbysur, ndonëse ishin në disavantazhin e dy golave.

Përmes një postimi në “Instagram”, mbrojtësi kuqezi ka zgjedhur që të reagojë në shqip. Lenjani thekson se ndihet i lumtur që shënoi, por bën apel se nuk duhet që të ndodhë më që të humbasin një ndeshje, kur janë duke fituar 2-0.

“I lumtur me dy golat e shënuar por jo edhe me rezultatin. Nuk duhet ta humbasim takimin pas epërsisë 2:0. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të punojmë më shumë për fitore. Faleminderit o Zot për gjithçka”.

https://www.instagram.com/p/BpfDkMyh2KU/?taken-by=lenjaniermir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *