Te Fenerbahçe nuk kanë më durim, shkarkohet Filip Koku

Drejtuesit e Fenerbahçes kanë shkarkuar trajnerin Filip Koku, menjëherë pas humbjes turpëruese në shtëpi ndaj Ankaragyçyt me rezultatin 3 – 1. Tekniku holandez erdhi me bujë në Stamboll pas katër sezoneve në drejtim të PSV-së, ku në katër sezone mori tri herë trofeun e Eredivizies.

Por, eksperienca e 47-vjeçarit në Turqi rezultoi një katastrofë e vërtetë.  Fenerbahçe e sheh veten në vendin e 15-të të renditjes, më vetëm 9 pikë pas 10 javësh ku ka arritur vetëm 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.

Koku shikohej si njeriu kyç për projektin e ri të Fenebahçes. Klubi turk nën drejtimin e presidentit të ri Ali Koç, synonte të hiqte dorë nga strategjia e marrjes së lojtarëve të vjetër në moshë dhe me paga marramendëse. Në merkaton e verës u blenë një sërë lojtarësh të rinj dhe premtues, por  fatkeqësisht kjo strategji rezultoi një katastrofë në praktikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online