Luftëtari është rikthyer tek fitojra në Fushë-Krujë, duke mundur Kastriotin me rezultatin 0-2. Ishte Vasil Shkurtaj, i cili me dy golat e tij i dha tre pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij. E nis me humbje aventurën te Kastrioti tekniku Stavri Nica, i cili në fakt ishte në tribunë për pezullim. Krutanët regjistrojnë këtu ndeshjen e nëntë pa fitore dhe as largimi i Plorit nuk ka ndryshuar gjë tek skuadra veriore.
Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa shumë raste për shënim, me skuadrat që ishin te ndrojtura në repartin e avancuar dhe bënë shumë pak për të shënuar. Mund të veçohet vetëm një tentativë e kapiteni Mziu tek vendasit, i cili u ndal nga “gardiani” Ruçi, i cili grushtoi në mënyrë spektakolare.
Fraksioni i dytë nisi të fliste për gjirokastritët, të cilët e gjetën rrugën e rrjetës, me anë të Shkurtajt, i cili shfrytëzoi maksimalisht nga e djathta, vetëm 3 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë. Vendasit tentuan që të barazonin, por nuk mundën që ta thyenin Ruçin. Ishte sërish Shkurtaj, ai i cili vulosi gjithçka, këtë herë duke kthyer një gol një pasim të Xheksonit nga e majta. Për t’u përmendur dhe pasimi perfekt i Rrocës, i cili siç duket po kthehet në formën e tij më të mirë.
Kastrioti mbetet i fundit me katër pikë, ndërsa Luftëtari e sheh veten në kuotën e 9 pikëve, po aq sa dhe Tirana. Bluzinjët kalojnë në klasifikim Kamzën dhe tani janë vë vendin e tetë, duke lënë kështu zonën e rënies.
KASTRIOTI-LUFTËTARI 0-2
Shënues: Shkurtaj 48′, 83
Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Domgjoni, Shehu, Mziu, Okebugu, Bardhi, Çutra (Tabortetaka 65′), Roxher (Marku 78′). Trajner: Stavri Nica
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani (Demo 68′), Rapo (Ymeraj 46′), Rroca, Radoviç, Milosavljev (Açka 90+1′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtarë: Kridens Meta, Ani Koçiaj, Herald Lisaku, Klodian Shahini
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi
Kartonë të verdhë: Çutra 25′ / Ramadani 66′, Xhekson 74′
83′ GOL – Shkurtaj nuk mund të gabojë me portën thuajse të boshatisur. Sulmuesi shfrytëzoi më së miri topin e pasuar nga braziliani Xhekson
48′ GOL – Radoviç kroson në zonë për Shkurtajn, sulmuesi nga brenda zonës mposht portierin Kuka të Kastriotit