Humbje për Enis Gavazajn dhe Ylber Ramadanin. Sulmuesi anësor ishte përzgjedhur titullar në ndeshjen që Jenisej humbi kundër Lokomotivës së Moskës me rezultatin 0-3. Dihej që miqtë ishin favoritë dhe nuk është se habit rezultati.
Sa i takon Gavazajt, ka ndodhur si zakonisht dhe me përfundimin e 45 minutave të para është zëvendësuar. Ndeshja në ato momente ishte 0-1, teksa Mirançuk kishte realizuar në minutën e 22-të. Fernandez dhe Eder shënuan edhe dy herë të tjera për Lokomotivën.
Nga minuta e parë me Vejle BK e nisi edhe mesfushori Ylber Ramadani. Skuadra daneze e mesfushorit të kombëtares u mposht 1-0 nga Hobro në transfertë. Ish-lojtari i Partizani qëndroi në fushë deri në minutën e 74-t. Një minutë më parë u aktivizua mesfushori Muçoli, i cili nuk arriti të ndryshojë diçka në lojën e Vejle.