Lajm i mirë për Realin: Apeli fal lojtarin, gati për Barcelonën

Reali i Madridit po vazhdon përgatitjet për ndeshjen kundër Barcelonës, ndërkohë që trajeri Lopetegui ka marrë një lajm të mirë. Vinisius Zhunior u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e luajtur me ekipin e dytë të Realit kundër ekipit të dytë të Selta Vigos në divizionin e tretë të futbollit spanjoll.

Braziliani i talentuar u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 67, ndërsa katër minuta përpara fundit të ndeshjes, ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e mbyllur përpara kohe ndeshjen. Reali apeloi ndëshkimin e 18-vjeçarit dhe Komisioni i Apelit i dha të drejtë klubit dhe lojtarit.

Në rastin e kartonit të dytë të verdhë, Vinisius nuk ka simuluar, kështu që kartoni është zhvlerësuar. Sulmuesi do të jetë gati për klasiken kundër Barçës, por çdo gjë është në dorë të Lopeteguit. Ky i fundit nuk ka besuar shumë te Vinisius, i cili po aktivizohet me ekipin e dytë. Ai nuk u grumbullua në ndeshjen kundër Levantes, ndërsa qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes kundër Viktoria Pilzen në Champions.

E bëra fazën përgatitore duke e ditur se mund të luaja me ekipin e dytë. Kërkova të luaj me Real Madrid B, nëse nuk grumbullohesha me ekipin e parë, sepse është më mirë se të qëndrosh në shtëpi”, është shprehur Vinisius, i cili ka shënuar katër gola deri më tani në divizionin e tretë të futbollit spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *