Laçi pësoi humbjen e parë javën e shkuar kundër Teutës dhe në pjesën e dytë të takimit pati edhe një problem për mbrojtësin kilian Sebastian Toro. Ky i fundit u zëvendësua dhe fillimisht e shqetësoi stafin teknik. Gjithsesi ai është gati për ndeshjen me Kukësin të dielën.
Gatishmëria e tij është një lajm i mirë, duke parë edhe situatën me dëmtimet në kampin kurbinas. Që në ndeshjen me Kastriotin mungon Jon Mersinaj. I riu ende nuk është gati, ndërkohë që edhe Denis Pjeshka vijon me fazën riaftësuese.
Mungesa e Toros do ta bënte me dhimbje koke Mërgjyshin, por fatmirësisht mbrojtësi kilian do të jetë gati. Redon Xhixha nuk mund të luajë kundër Kukësit, pasi në ndeshjen e shkuar me Teutën u ndëshkua me karton të kuq dhe duhet të shlyejë pezullimin.