Pyetja që mund t’u bëhet të gjithë tifozëve është: ccfarë do të ishit të gatshëm, për një fotografi me idhullin tuaj. Disa tifozë në “Olld Traford” vendosën të realizonin ëndrrën, duke zbritur në fushën e lojës. Ata sfiduan forcat e sigurisë dhe provuan të afroheshin te Kristiano Ronaldo.
Takimi me idhullin portugez ishte mjaft i rëndësishëm për të mos e shfrytëzuar mundësinë. Nga tre “pushtuesit e fushës”, për të cilët Manccester Junajtid rrezikon gjobën nga UEFA, vetëm njëri arriti t’i afrohej CR7, madje duke marrë si kujtim një selfie me një prej yjeve të futbollit botëror.
Fotografi e shkrepur nga vetë Kristiano, që mori telefonin e tifozit fatlum, duke pozuar brenda terrenit të lojës, ndërsa forcat e rendit po tentonin ta largonin të riun, për ta rikthyer në tribuna. Tifozi e publikoi imazhin në Instagram, duke i dedikuar edhe një mesazh idhullit të tij: “Përshëndetje djema, doja vetëm të falenderoja Kristianon. Nuk je vetëm një legjendë, por edhe një njeri i madh. Jam shumë i lumtur që bëra një selfie pranë teje, ëndrrat e mia u kthyen në realitet”.
Cristiano Ronaldo takes a selfie with a pitch invader after Juventus beat Manchester United at Old Trafford.
Brilliant! pic.twitter.com/6eLvxjcH2s
— Football Planet (@FoootballPlanet) October 23, 2018