Transferimi i Besart Berishës në kampionatin japonez ka rezultuar një lëvizje shumë e gabuar për 33-vjeçarin, i cili në në katër muajt e fundit është aktivizuar vetëm pesë herë në kampionat më skuadrën e Sanfeçe Hiroshmës, duke grumbulluar 68 minuta.
Në muajin janar, Berisha mund të rikthehet aty ku ka shkëlqyer gjatë shtatë viteve të fundit. Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i kampionatit australian “A League” me 115 gola të shënuar përgjatë shtatë sezoneve.
Klubi i interesuar për të kthyer “bomberin” në tokën e kangurëve është “Central Coast Mariners”. Trajneri i kësaj skuadra, Majk Mëlvej është një njohje e vjetër e Berishës, pasi kanë punuar bashkë vite më parë te “Brisbane Roar”. Në një intervistë për “Goal.com”, tekniku pohoi se ka pasur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit dhe së në dhjetor mund të arrihet një marrëveshje për ta sjellë atë tek ekipi që ai drejton aktualisht.