Ndryshime në pankinën e Egnatias, ikën Gjoni

Bashkëpunimi midis ekipit të Egnatias dhe trajnerit Vladimir Gjoni ka përfunduar ditë e sotme. Me anë të një njoftimi në “Facebook”, klubi rrogozhinas ka njoftuar se trajneri i ri do të jetë kavajasi Ilir Duro, ndërsa pjesa e tjetër e stafit do të mbetet e paprekur.

Gjoni u vu në krye të skuadrës nga Rrogozhina 18 muaj më parë ku ekipi militonte në Kategorinë e Dytë, ku dhe më vonë u shpallën kampionë, ndërsa në sezonin e tij të dytë, klubi u rendit në vendin e dytë të Grupit A, me diferencë të ndjeshme me kryesuesit nga Kastriotit. Largimi i teknikut matjan vjen pak ditë pas humbjes në transfertë ndaj Orikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *