Roma pret sonte në mbrëmje CSKA e Moskës në një ndeshje tepër të rëndësishme për kualifikimin për më tej. Rusët kryesojnë grupin pas dy ndeshjeve të para me katër pikë, një më shumë se Roma dhe Reali i Madridit.
Ekipi rus do të ndiqet në këtë transfertë nga 1500 ultras, gjë që ka rritur gatishmërinë në kryeqytetin italian. Tifozët e CSKA-së cilësohen si të rrezikshëm dhe policia ka marrë masat e duhura për të shmangur episodet e hidhura dhe përplasjet me tifozërinë vendase.
Një pjesë e tifozëve rus kanë ardhur mbrëmë, ndërsa pjesa tjetër gjatë ditës së sotme. Dy aeroportet e kryeqytetit italian po mbahen në vëzhgim nga policia, që ka ndaluar shitjen e pijeve alkoolike në qendrën e qytetit dhe në “Piazzale delle Canestre”… pijeve alkoolike me shishe dhe prej qelqi.
Utrasit rusë do të shoqërohen nga forca policore deri në futjen e tyre në “Olimpico”, ndërsa në stadium priten rreth 42 mijë tifozë. Për të ruajtur sigurinë dhe shmangien e problemeve do të jenë të pranishëm 800 stjuartë dhe mijëra agjentë sigurie.