Rezultatet kanë bërë që atmosfera te Reali i Madridit të mos jetë e mirë. Kjo dallohet edhe gjatë seancave stërvitore. Së fundmi ka ndodhur një episod i pakëndshëm dhe protagonist ka qenë Serxhio Ramos, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te spanjollët.
Gjatë një ushtrimi stërvitor, një nga lojtarët e rinj, konkretisht 21-vjeçari Reguilon, e ka “goditur” në hundë qendërmbrojtësin. Ramos, i nevrikosur ka gjuajtur me top, por nuk e ka kapur shokun e skuadrës.
“AS” ka publikuar videon e episodit të ndodhur dhe shihet qartë tensioni në skuadrën madrilene. Tre humbjet radhazi, me Alaves, CSKA Moskë dhe Levanten, kanë bërë që situata të jetë e nderë te Reali, që nesër luan në Champions kundër Viktoria Plzen.