Dionis Avdijaj ka shënuar një gol tepër të rëndësishëm për ekipin e tij në ndeshjen e sotme. 22-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar golin e dytë për ekipin e Uilem II, që ka mbyllur në avantazh me rezultatin 1-2 pjesën e parë kundër Nak Bredës në transfertë.
Vendasit shënuan të parët në minutën e 28-të, ndërsa Uilem II barazoi ndeshjen pas shtatë minutash me golin e Meisner.
Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Avdijaj mori një top në zonë nga Dankerlui dhe goditi menjëherë me të majtën, duke mposhtur portierin kundërshtar. Një gol i bukur për lojtarin ofensiv, i cili është ngjitur në kuotën e katër golave në kampionat.
Kjo fitore e përkohshmë e ngjit ekipin e Avdijajt në vendin e shtatë me 12-të pikë, ndërsa Nak Breda renditet në vendin e fundit, me vetëm një fitore të arritur.