Edhe pse është 33 vjeç Kristiano Ronaldo duket në formë dhe po bën mjaft mirë me Juventusin e tij. Juventusi po luan në këto momente me Xhenoan, por para ndeshjes CR7 ka marrë një tjetër vlerësim.
Portugezi është shpallur lojtari më i mirë i muajit. Sulmuesi para ndeshjes ka marrë dhe çmimin, i cili është dhënë nga “EASPORTSFIFA”. Ky çmim i shtohet çmimeve të shumta që Ronaldo ka marrë, por ky ka një vlerë disi më të veçantë edhe për faktin se është i pari në Itali.
Juventusi deri më tani ka marrë pikët të plota në kampionat, por dhe në Champions ka bërë mirë. Ronaldo ka qenë protagonist absolut në Seria A, ndërsa në Champions aventura e tij me bardhezinjtë nuk ka nisur dhe aq mirë, pasi ka mundur në takimin me Jang Bojs, për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë me Seviljan.
??? @Cristiano awarded MVP of the Month for September, powered by @EASPORTSFIFA! ?#JuveGenoa #ForzaJuve pic.twitter.com/1y1JVbCjDe
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) October 20, 2018