Volejboll për femra, Serbia mposht Italinë dhe shpallet Kampione Bote

Finalja e Botërorit të volejbollit për femra e zhvilluar në Japoni ka dhuruar një sfidë spektakolare midis Italisë dhe Serbisë. Rivalitet i fortë, pesë sete të zhvilluara, por në fund triumfuan vajzat serbe, duke arritur të shpallen Kampione Bote. Boshkoviç dhe Mihailoviç shkëlqyen në ekipin serb, ndërsa Paola Egonu luftoi deri në fund për t’i dhënë fitoren Italisë, por 33 pikët e saj nuk mjaftuan.

Seti i parë u fitua nga Italia me rezultatin (25-21), ndërsa vajzat serbe nuk u përmbajtën në setin e dytë. Ato fituan me rezultatin (14-25), duke barazuar sfidën.

Në setin e tretë trajneri Mazanti bëri një ndryshim në formacionin e Italisë. Pietrini u fut në vendin e Sylës, ndërsa seti i tretë nisi mirë për Serbinë, që u shkëput me rezultatin 1-6. Italianet reaguan, duke arritur të fitojnë në fund me dy pikë diferencë. Paola Egonu ishte deçizive në këtë set, duke shënuar pikën e fundit.

Seti i katërt foli për Serbinë që udhëhoqi (2-8) dhe (5-9). Italia reagoi duke ngushtuar diferencën, por seti shkoi për Serbinë, që fitoi me rezultatin (19-25).

Gjithçka u përcaktua në setin e pestë dhe atë final. Fillim i mirë i italianeve, të cilat shkëputen me rezultatin (3-1) dhe më vonë (7-6). Loja ka ritëm dhe frikë për të mos gabuar. Serbia përmbysi rezultatin, duke kaluar në (8-10), ndërsa arriti të fitonte setin me rezultatin (12-15). Fitore e madhe për vajzat serbe, të cilat shpallen Kampione Bote, ndërsa zhgënjimi në kampin italian ishte shumë i madh.

ITALI – SERBI 2-3
(25-21, 14-25, 25-23, 19-25, 12-15)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *