Profecia e Venger: Zëvendësimet? Do vendosen në… rrjetet sociale!

Pas 22-viteve në stolin e ekipit të Arsenalit, Arsen Venger po shijon pushimet, që nuk kanë gjasa të zgjasin shumë. Trajneri francez është shprehur se është gati për t’u rikthyer në stol, por nuk dihet nëse do të stërvitë ndonjë klub, apo kombëtare.

68-vjeçari ka dhënë një prononcim për “Bild”, ku jep mendimin e tij për të ardhmen e futbollit. Ky lloj sporti po evoluon dhe shumë shpejt do të vijë dita, kur zëvendësimet do të bëhen nga rrjetet sociale. Një risi, por Venger është i bindur që do të ndodhë kështu. Klubet po dobësohen, ndërsa lojtarët po fuqizohen. Shembulli? Kristiano Ronaldo dhe Nejmar.

REVOLUCIONI – “Brenda pesë viteve të ardhshme fuqia e klubeve do të dobësohet dhe shoqëritë duhet të jenë të afta në menaxhimin e ndikimeve të jashtme. Më pas, ku i dihet, në vitet e ardhshme ndoshta ndërrimet e lojtarëve do të vendosen nga rrjetet sociale… Do të ketë një votim në pushimin mes pjesëve, që do të përcaktojë se cilët lojtarë duhen ndërruar dhe kush mund të vazhdojë të qëndrojë në lojë.”

CR7 TË JUVENTUS – “Ronaldo ka sjellë ndjekësit e tij në Itali. Publiku ndërkombëtar ndjek më shumë individët e veçantë sesa klubet. Shihni Nejmarin: ai është më i fortë se e gjithë Liga 1. Braziliani ka 170 milionë tifozë të shpërndarë nëpër botë, më shumë se gjithë kampionati francez.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online